Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka rrahur ish-kryetarët e PD-së”, Berisha-Bashës: Duhet të mjekohet, është rëndë

“Ka rrahur ish-kryetarët e PD-së”, Berisha-Bashës:

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzës së Lulzim Bashës se ka dhunuar, rrahur dhe thyer dhëmbët të gjithë ish-kryetarët e PD-së.

Duke folur në Syri tv, Berisha tha se Basha dëshmoi para shqiptarëve se pse ai ka qëndruar sus prej tetë vitesh, pasi ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për ti thyer dhëmbët.

Berisha: Sot ish-kreu Basha dëshmoi para shqiptarëve se pse ai ka qëndruar sus para meje prej tetë vitesh. Ai duket se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për ti thyer dhëmbët. Ai pas kësaj duhet të mjekohet. Me këtë që thotë ai është rëndë. Këtë mund ta thotë vetëm një mendje që ka humbur gjithçka çdo vlerë morale dhe pastaj peng dhe i sëmurë që i lejon vetës të flasë çdo gjë.

Mendon se njerëzit nuk kanë memorie, nxjerr akuza që nuk janë nxjerrë kurrë në 31 vite ndaj Sali Berishës, por unë kuptoj se ai ka ndenjur sus para meje se mund të grushtohej. Në tetë vite unë skam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin më të zellshëm të tij, ai thotë se PD ka qënë me dy kryetarë, por realisht PD ka qënë me vetëm një kryetar dhe në rrafshin moral ai ka qenë vetëm Sali Berisha. Pasi në tetë vite, nga mëngjesi deri në darkë kam bërë avokatinë e çdo shqiptari.

Të fundit