Flash News

Ditari i Opozitës

"Ka sms me Berberin", Balliu: Me 'turqit' e tenderit të Llogarasë kishte njohje Rama, jo Balluku

"Ka sms me Berberin", Balliu: Me 'turqit' e tenderit

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu komentoi rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku e pezulluar nga SPAK pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.

I ftuar në ‘News24 Fundjavë’, Balliu tha se kompaninë turke që u përfshi në tenderin e tunelit të Llogarasë e njihte kryeministri Rama dhe jo Balluku, ndërsa theksoi se kjo e fundit nuk i kreu e vetme vjedhjet.

Ai tha se Rama, ka rreth 60 mesazhe me Evis Berberin, ish-kreun e ARRSH-së që tashmë është në burg.

“Tashmë korrupsioni ka dalë sheshit. Ka zero vlerë se çfarë ore hyn dhe del Balluku, përsa kohë ajo nuk është në burg. Për akuza të njëjta, personazhe të tilla, dhe më pak të rëndësishme, kanë përfunduar në burg. Nëse Balluku meriton një ditë burg, një vit meriton Rama. Belinda Balluku nuk i njihte turqit, por Rama. Atë e çoi Rama atje. 7 orë takim në kryeministri, ka qenë kërcënim nga ana e Ballukut që; unë të marr me vete, se s’jam Veliaj. Nëse Rama nuk jep dorëheqje, është detyrë kombëtare nxjerrja e tij me hir apo pahir nga ajo zyrë.

Ndaj i ftojmë qytetarët sot që ditën e hënë të vinë në protestë Forma protestës do të jetë me çdo formë dhe mënyrë. Situata tani ka ndryshuar. Balluku nuk mund ta bënte këtë vetëm. Është e pasinqertë që të them se fajin dhe vjedhjet i ka kryer Balluku, por vetë Rama. I kam thënë Ballukut që të shkojë të bëhet ‘pentito’. Burimet thonë se ka rreth 60 sms të Ramës me Berberin”, tha ai.

Të fundit