Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka tjetërsuar flamur e atdhe”, Berisha flet për skenarin e 12 nëntorit

“Ka tjetërsuar flamur e atdhe”, Berisha flet për skenarin

Në një prononcim për gazetarët nga jashtë Kuvendit, kryedemokrati Sali berisha ka folur sërish për Portin e Durrësit, të cilën e konsideron aferën më të madhe.

“Dubai City në Durrës është mega-afera më e madhe, në të cilën bashkohen Aleksandër Vuçic, Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko. Epiqendër e kësaj afere janë vëllezërit Kariç, që janë të mirënjohur si portofoli financiar i Aleksandër Lukashenkos.

Kompanitë e Dragomirit, Nebojshës dhe gjithë familjes Kariç, kanë qenë kompani mbizotëruese këto vite në Bjellorusi dhe Beograd.

Këto kompani janë të sanksionuara ashpër nga e gjithë bota e lirë. Atëherë, poseduesit e ballit ujor të Beogradit shitën kompaninë e tyre që i kishin të regjistruara në Qipro. I mori të gjithë Amaari i Edi Ramës”, tha Berisha.

Ky i fundit tha se shqiptarët do t’i përgjigjen me revolt këtyre aferave, duke shprehur bindjen se protesta e 12 nëntorit do të jetë më e madhja.

“Sidoqoftë, fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët më 12 nëntor, që do jetë revolta popullore e shqiptarëve kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata.

Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet dhe urrejtjet ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm. U ka tjetërsuar flamur, atdhe, çdo gjë”, tha Berisha.

Të fundit