Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli: Drejtuesit e PD të lënë karriget nëse ofendohen nga komentet e demokratëve. Ata janë ngopur me dështime

Kadilli: Drejtuesit e PD të lënë karriget nëse ofendohen nga

Ish-kandidati për kryetar të PD dhe inicatori i "iDE", Fatbardh Kadilli thotë se drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike duhet t'i lënë karriget, nëse nuk i pranojë dot komentet e demokratëve.

Ai thekson se zyrtarët e lartë të partisë prej ditësh po ankohen se ndihen të fyer nga komentet e demokratëve në rrjetet sociale.

Gjithashtu nënvizon se drejtuesit e PD duhet të kuptojnë se demokratët nuk i duam më dhe se ndihen të fyer nga fjalia "nuk i lëshojmë karriket se ato u duhen për të mbrojtur sakrificat e demokratët".

Kadilli nënvizon se demokratët tashmë e kanë të qartë "paaftësinë" e drejtuesëve të partisë .

"Drejtuesit më të lartë të PD-së kanë ditë që po ankohen e po qajnë se janë ofenduar nga komentet e demokratëve në rrjetet sociale.

Duket se nuk kuptojnë një fakt të thjeshtë: demokratët nuk i duan më! Demokratët duan t’i heqin! Demokratët janë ngopur dhe nuk tolerojnë dot më ata që vetëm dështojnë dhe humbasin!

Janë demokratët të ofenduar me këta drejtues që i tallin demorkatët me idiotizma të tipit nuk i lëshojmë karriket se ato u duhen për të “mbrojtur sakrificat e demokratët”.

Po nëse nuk i durojnë dot komentet dhe kritikat e demokratëve, e kanë të thjeshtë të shpëtojnë: të lëshojnë karriket dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Demokratët nuk kanë nevojë për ta", shkruan Kadilli.

Të fundit