Flash News

Ditari i Opozitës

"Kadilli ka parametrat e një lideri", aleati i Bashës: Jam i zhgënjyer nga kryedemokrati, na futi në një grackë e na la aty

"Kadilli ka parametrat e një lideri", aleati i Bashës: Jam i
Lulzim Basha me krerët e partive aleate

Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka shprehet i zhgënjyer nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi sipas tij, ky i fundit nuk e zbatoi marrëveshjen që kishte me partitë aleate. Ndoka shton më tej se Basha nuk krijoi një frymë grupi dhe sipas tij, pjesë e koalicionit duhet të ishte dhe LSI-ja.

Në lidhje me kundërshtarët e Bashës brenda llojit, Ndoka shprehet se Topalli dhe Patozi nuk kanë as të drejtën morale të flasin më për këtë parti, ndërsa Fatbardh Kadilli sipas tij, ka parametrat e një lideri, por ka kohë të pamjaftueshme.

"Kam pakënaqësi dhe zhgënjim nga Basha. Kisha një marrëveshjezyrtare me Bashën dhe të firmosur edhe nga gjashtë parti të tjera. Unë e kam mbështetur Bashën për 8 vite në opozitë, në të gjitha kauzat. Dorëzova mandatin. Pata një lloj zhgënjimi që nuk e respektoi marrëveshjen në momentin e fundit. Na futi në një grackë e na la aty. Unë gjykoj se zoti Basha e ka sot epërsinë, edhe pse ka marrë një goditje, edhe pse ka gabime.  Është futur në një terren të minuar. Politika shqiptare ka të papriturat e veta. E nxirrte opozitën fituese kompania që i vinte nga pas Bashës. Ajo kompani ishte jashtë realitetit, e si pasojë edhe opozita doli jashtë realitetit.

U zhgënjeva nga Basha, nuk e zbatoi marrëveshjen. Marrëdhënia institucianole mes PDK dhe PD-s kishte probleme. Drejtuesit lokalë u futën me shumë vonesë dhe pati një luftë brenda llojit pasi nuk pati një frymë grupi. Koalicioni me një listë nuk u arrit për shkak të mosmarrëveshjes së liderëve PD dhe LSI. Ne e kemi ditur se Rama do përdorur të gjithë pushtetet në fushatë, duhet të ishim të bashkuar me LSI në një kualicion. Basha doli i vetëm dhe nuk pranoi mbështetjen e aleatëve, kisha një marrëveshje me Bashën që do të më vendoste në një numër favorizues. Logjika e Bashës pragmatiste ishte e gabuar dhe e dështuar. Nuk është vendosur një lloj standarti në politikën shqiptare, nuk është difekti te liderët e partive. Topalli dhe Patozi nuk kanë as të drejtën morale të flasin më për këtë parti, PD nuk i lë kundërshtarët brenda partisë I heq nga postet në parti. Kadilli i ka parametrat e një lideri, por koha e pamjaftueshme, janë mekanizma hileqare", u shpreh Ndoka në emisionin "Breaking".

 

Të fundit