Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli: Lufta e brendshme po 'shqyen' PD, do ketë dy copa partie

Kadilli: Lufta e brendshme po 'shqyen' PD, do ketë dy copa partie

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, dhe ish kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka komentuar situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike.

I ftuar në "Studio Live" në Report TV, Kadilli thotë se lufta e brendshme po e dobëson PD-në si besimin e qytetarëve po ashtu edhe përballë kundërshtarëve.

"PD po shkon si mos më keq dhe nuk ka asgjë më të keq kur partia është e paaftë të kontrollojë lidershipin për egoizmin e vet. Kanë futur në kurth ekzistencën e opozitës sot. Një opozitë është pakicë dhe kur ndahet bëhet edhe më pakicë.

Kemi fyerje mes njëri tjetrit, më keq se nga kundërshtari. Në politikë të besojnë votën dhe të japin para me taksa, po cenojnë besimin e qytetarëve, po na nxjerrin nga misioni.

Berisha dhe Basha po gënjejnë, të dy po 'shqyejnë' partinë  dhe nuk do të ketë asnjë fitues në asnjë nga kuvendet, por do ketë dy copa partie. Nuk do të jemi dot në opozitë përballë Ramës, do jemi të përçarë", tha Kadilli. 

Të fundit