Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli nga Korça: Basha fshihet pas gjysmë të vërtetash, fitorja ime, gara në PD

Kadilli nga Korça: Basha fshihet pas gjysmë të vërtetash,

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli është ndalur sot në Korçë ku ka zhvilluar takim me strukturat e PD atje, në sajë të garës së 13 qershorit për kreun e Partisë Demokratike.

Nga Korça, Kadilli thotë se gara nisi e pabarabartë dhe se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të largohet pas dështimeve të njëpasnjëshme.

"Gara nisi e pabarabartë, është asimetrike sepse kryetari në zyrë i ka të gjitha mjetet për të bërë fushatë për t'u imponuar, po është asimetrike dhe në aspektin moral dhe unë kam epërsi morale sepse i kam thënë gjërat në kohën e duhur dhe që sot merr përgjegjësi për të ringritur PD dhe duke forcuar anëtarin e PD.

Motoja ime është e thjeshtë, anëtari i partisë, bëhu kryetar i vetes tënde mos prit të bësh karrierë  nga kryetari në Tiranë, bëj vetë karrierë, merr përgjegjësi, je ti që bën ndryshimin, jo ti caktojë dikush nga Tirana.

Kjo i duhet partisë për ta kthyer në një parti më të madhe se kryetari, më e madhe se vetvetja, që frymëzon dhe që është e vërtetë që ka kauza pragmatike.

Lulzim Basha humbi, zgjedhjet nuk ishin aspak të barabarta, as të ndershme, i quajmë sot masakër, nesër do ta gjuajmë gjenocid zgjedhor, kë do të impresionojë Basha? Apo do të zbukurojë humbjen e vet? Ai humbi, të largohet t'i japi frymë partisë, ka 8 vite konsumon të njëtin fjalim, po humbi në 2025 të njëjtin fjalim do dëgjoni”, tha Kadilli.

Ai shton se fitorja e tij është shpallja e kandidaturës së tij për kryetar të PD, pasi projekti i tij bëri që në PD të ketë garë.

"Në fund të këtij procesi PD do dali më e fortë, unë e arrita me projektin tim një fitore, arrita që PD të ketë garë, kur unë dola atë ditëm ishte e pamundur të besohej se do kishim një garë, sot mburremi që kemi 4 kandidatë.

Këtë e bëri projekti im, i njeriut që kur bie gjen forcën për t'u ngritur, jo i njeriut që fshihet pas gjysëm të vërtetash duke zmadhuar hilet e kundërshtarit dhe duke zbukuruar dështimet e veta ", shtoi ai.

 

Të fundit