Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli prezanton platformën: Për një PD të hapur dhe një parti më të madhe se kryetari

Kadilli prezanton platformën: Për një PD të hapur dhe
Ftabardh Kadilli

Kandidati për kryetar i PD, Ftabardh Kadilli ka prezantuar sot platformën, e cila sipas tij, synon një për një parti të pastër, të bashkuar dhe fituese. Ai tha se mandati i kryetarit duhet të mbarojë automatikisht, nëse humbet zgjedhjet.

Ai ka renditur edhe disa objektiva të tij, që lidhen me funksionimin e stukturave. Për një parti më të madhe se kryetari, siç e ka cilësuar Kadilli, ai ka renditur katër pika, përmes së cilave synon ta realizojë këtë angazhim.

1-Ndarja e rolit të Kryetarit nga administratori i Partisë: Kryetari e udhëheq politikisht partinë për katër vjet. Mandati i kryetarit mbaron automatikisht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Ai ose është Kryeministër, ose largohet.

2-Administrimi i Partisë do të drejtohet nga një këshill të urtësh që do të ketë mandat 6 vjeçar. Këshilli regjistron antarësinë, strukturat dhe drejton proceset zgjedhore në parti për forumet dhe kandidatët për Bashki dhe Parlament. 

3-Parimi ‘një anëtar, një votë’ për zgjedhjen e çdo kryetari, nga seksioni te Kryetari i partisë. Primaret për kandidatët për Bashki dhe Parlament, të paktën një vit përpara zgjedhjeve.

4-Struktura e partisë ndërtohet mbi bazën e garës elektorale. Çdo ZAZ do të ketë kryetar që zgjidhet me ‘një anëtar, një votë’ dhe që është deputeti i ardhshëm, ose në rast humbje, përfaqësuesi i popullit të atij territori.

Sa i përket kthimit të PD në një parti të hapur dhe njëkohësisht të bashkuar, Kadilli tha se struktura do të jetë elastike. Në konferencën që zhvillloi për mediat, ai shtoi se do të krijojë seksione edhe në bazë profesionesh, grupesh interesi dhe profilesh. Ai tha se çdo anëtar mund të krijojë forumin e tij.

Ai shtoi se PD do të ketë kauza të reja që reflektojnë interesat e kësaj shoqërisë dhe jo për përfitime politike. Kadilli tha se do ta shndërrojë PD në lëvizje popullore, duke u bazuar në tre shtylla kryesore.

"Një forcë politike që ka lidhje të shkurtër dhe të pandërprerë me qytetarin, me shqetësimet dhe  interesin e qytetarit politik. Zgjimi i individit politik.

Një forcë politike partnere e besushme që nuk zhgënjen. Një forcë politike që ndërton vetem mbi vlera, partneritetin me qytetarin, me shoqërinë civile, mediat, biznesin dhe partnerët strategjik që mbrojnë sigurinë dhe demokracinë në Shqipëri dhe orientimin Perëndimor.

Një PD që riorganizohet duke garantuar hapësirë për cdo individ politik të shprehi talentin, ambicien, forcën, përfaqësimin dhe idetë politike, që garantojnë zhvillimin e kauzave politike nga cdo kush, zhvillimin e karrierës në mënyrë të papenguar nga burokracia politike", tha Kadilli.

Ky i fundit shtoi se PD duhet të ndahet nga çdo trashëgimi e keqe edhe e vetvete, duke theksuar se detyra e kësja partie është largimi nga pushteti i Edi Ramës. Ai tha se do të ndryshojë disa pika në mënyrën se si funksionon shteti shqiptar. Kadilli u zotua se nëse merr drejtimin e PD, do të rishikojë ndarjen administrative, Kodin Zgjedhor, do të plotësojë organet e drejtësisë, forcojë demokracinë dhe do të rishikojë Kushtetutën për të rivendosur në balancë institucionet e kuvendit, qeverisë dhe presidentit.

Të fundit