Flash News

Ditari i Opozitës

Kalaja për Politiko: Këlliçin e shoh si kundërshtarin më të fortë. Pse vendosa të garoj në primaret e PD

Kalaja për Politiko: Këlliçin e shoh si kundërshtarin

Adriana Kalaja është një nga kandidatët që do të garojë në primaret e PD-së për Bashkinë Tiranë. Në një intervistë për Politiko, ajo ka treguar se kur nisi ta mendojë kandidimin për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

“Nuk e kisha menduar asnjehere kandidimin tim si kryetare, por ajo qe mensova ne 17 maj 2020, diten qe u shemb Teatri Kombetar ishte:

A do kemi ndonjehere 1 Kryetar qe respekton ligjin dhe te pergjegjshem? A do kemi ndonjehere 2 Keshill Bashkiak qe merr vendime me urdher politik?

Kjo si dhe gjithe protesta e teatrit dhe beteja ligjore kunder Veliajt dhe jo vetem, kane ngacmuar dhume demokrate dhe jo vetem si dhe shume qendrestare te Aleances per Mbrojtjen e Teatrit me kane kerkuar ne menyre sistematike kandidimin per kryetare bashkie”, tha Kalaja.

E pyetur se kë nga gjashtë kundërshtarët, sheh si më të fortë, Kalaja veçoi Belind Këlliçin.

“Te gjithe kandidatet jane te forte, por me i avantazhuar, sipas meje eshte Belind Kelliçi per vete pozicionin që ka mbajtur e mban ne PD.

Gjithsesi avantazhet e mija bazohen ne gjithe betejen 5 vjeçare kundra Veliajt te cilat nuk jane vetem denoncime por edhe kallezime penale ne SPAK:

13 kallezime per teatrin dhe një kallezim per vrasjen e qenve. Plus alternativa ime eshte alternativa qe i kthen Tiranes identitetit te saj si dhe kthen Tiranën te qytetaret”, u shpreh juristja.

Kalaja foli edhe për objektivat e saj dhe pikat se ku do ta mbështesë fushtën për primaret në Tiranë.

“Gjeja kryesore qe une do kthej ne Bashkine Tirane eshte zbatimi i ligjit. Perpos te tjerave, tre vendimet e para që do të marr, nëse marr votëbesimin, janë:

1. Propozimin e ligjit për referendumin lokal vendimin do ta marrin nëpërmjet votës qytetarët e Tiranës.

2. Shembjen me tritol të të gjithë kullave, që janë ndërtuar mbi objekte të trashëgimisë kulturore dhe në zonat historike, dërgimin para drejtësisë tëErion Veliajt dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë të implikuar në këto vepra korruptive, si edhe shpërblimin e dëmit ndaj buxhetit.

3. Anullimin e projekteve korruptive nga zona e Laprakës, Paskuqan, 5 Maji, Babrru e më gjerë, si edhe fillimin e procedurave për shpërblimin e drejtë në respektim të Kushtetutës të personave, që në mënyrë antiligjore u është prishur objekti,megjithëse kanë qënë në proces legalizimi.

Motoja ime do të jetë: “Zhvillimi i Tiranës kalon nga historia, identiteti dhe trashëgimia kulturore e saj”.

Per ta mbyllur do doja t`ju kujtoja një shprehje, që ma thoshte nëna ime, por që edhe unë më pas e kam ndarë me vajzën time, ashtu si gjithë nënat dhe gratë heroina shqiptare:

Hajde të pastrojmë shtëpinë me themel! Ndaj unë sot ju bëj thirrje të gjithëve ju: “HAJDENI TË PASTROJMË ME THEMEL TIRONËN TONË!”.

E përulur para jush për gjithë besimin, që më keni dhënë deri tani, ju ftoj ta bëjmë realitet sloganin: Tirona - Familja jonë, Tirona - Shtëpia Jonë”, u shpreh Kalaja.

Të fundit