Flash News

Ditari i Opozitës

Kalaja: Protesta e radhës do mbahet të martën në orën 11:00

Kalaja: Protesta e radhës do mbahet të martën në orën

Përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të mos i shërbejnë përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës.

Kalaja ka njoftuar se protesta e radhës do të mbahet të martën e ardhshme në orën 11:00 para Bashkisë Tiranë, ku qytetarët do kërkojnë sërish largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kalaja: Ju vini këtu sepse shumica prej jush janë patronazhist. Vini këtu sepse shumica prej jush keni hall se në fund të muajit a e merrni apo jo rrogën, a do ju heqin apo jo, sepse nuk e keni fituar me meritë vendin e punës po i shërbeni përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës, nuk i shërbeni ligjit nuk i shërbeni Kushtetutës. Tentativa juaj për ti qëndruar përballë qytetarëve të Tiranës, tentativa juaj për të mos respektuar ligjet e këtij vendi ju bën bashkëfajtor ju bën të turpëroheni përpara vetës familjes dhe fëmijëve tuaj dhe mbi të gjitha përpara asaj uniforme.

Të fundit