Flash News

Ditari i Opozitës

"Kam 3 ditë nuk lëviz dot, më kishte plasur gjaku", denoncon Berisha: Policia rreh në furgon protestuesin

"Kam 3 ditë nuk lëviz dot, më kishte plasur gjaku",
Foto Ilustruese/ Berisha dhe denoncimi i dhunës nga protestuesi

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve gjatë marshim-protestave për vrasjen e Klodian Rashës, më datë 8 dhjetor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se është dhunuar nga Policia e Shtetit në furgon dhe se prej prej 3 ditësh këmba i është përkeqësuar.

“Kam marrë ilaçe dhe kam bërë grafi”, shkruan qytetari duke shtuar se i kishin plasur venat e gjakut nga goditjet.

Kryengritesi i papmposhtur denoncon dhunen e eger te ushtruar ndaj tij.Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e kryengritesit guximtar! Sb:

“Pershendetje dr Berisha Kam 3 dit qe kemba me eshte perkeqsuar nga goditjet e policise ne furgon. Kam mar ilace i kam bo grafi dhe m kish plas gjaku mbrena. Spo muj me levis as neper shpi.  A do vihet drejtesi noj her ne kete shtet i marrin qytetaret dhe i rrafin aq me keq edhe minorenet me ca te drejte? Kush mban pergjegjesi per kto qe po na ndodhin ne kuuush?”, shkruan Berisha.

"Kam 3 ditë nuk lëviz dot, më kishte plasur gjaku",
"Kam 3 ditë nuk lëviz dot, më kishte plasur gjaku",
Postimi i Berishës

Të fundit