Flash News

Ditari i Opozitës

"Kam ndjerë kënaqësi", anëtari i "Grupit për PD" për Kadillin dhe Shehajn: Folën me vendosmëri për reformimin e PD si e vetmja zgjidhje

"Kam ndjerë kënaqësi", anëtari i "Grupit

Anëtari i "Grupit për PD-në", Edvin Kulluri shprehet mjaft i kënaqur nga ajo çfarë ka dëgjuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" nga dy kandidatët për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Agron Shehajn dhe Fatbardh Kadillin.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se Shehaj dhe Kadilli folën me vendosmëri për reformimin e PD-së si e vetmja zgjidhje për ringritjen e saj. Ai shton më tej se prej 3 vitesh ka propozuar për domosdoshmërinë e ndarjes së pushteteve brenda partisë, rikthimin e autonomisë së degëve në vendimarrje, forcimin e institucioneve në parti, garën e vërtetë dhe meritokracinë.

Kulluri shkruan se përveç kandidates së "Grupit për PD-në" për postin e kryetarit të partisë, Edith Harxhi, edhe dy kandidatët e tjerë kanë kuptuar se që nuk ka asnjë rrugë tjetër për kthimin e besimit të munguar.

Postimi i plotë:

Te dashur miq! Dje ne mbremje duke ndjekur Opinion kam ndjere kenaqesi te madhe teksa degjoja 2 rivale ne gare per kreun e PD Shehaj dhe Kadilli qe folen me vendosmeri per reformimin e Partise Demokratike si e vetmja zgjidhje per ringritjen e saj!
Prej 4 vitesh bashke me pjesen me te madhe te Grupit per PD kemi propozuar e folur pa fund per domosdoshmerine e ndarjes se pushteteve brenda partise, rikthimin e autonomise se degeve ne vendimarrje, forcimin e institucioneve ne parti, garen e vertete dhe meritokracine!
Pavaresisht se Edit Harxhi ka qene e vendosur cdo dite per nevojen e reformimit te PD, 2 kandidatet e tjere kane kuptuar qe nuk ka asnje rruge tjeter per kthimin e besimit te munguar!
Ndaj, pavaresisht rezultatit te ketij procesi te deformuar nga Basha dhe kryesia e PD, ajo qe mbetet jane parimet e qarta!
4 vite qendrime e debate ne PD dhe ne media me bejne krenar per qendrimet qe kam mbajtur!

Të fundit