Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidat i përbashkët në zgjedhje? Baçi: Lojë hileqare e Bashës! Nëse e duan, të zgjidhet nga anëtarët e PD-së

Kandidat i përbashkët në zgjedhje? Baçi: Lojë

Përpjekjet e përfaqësuesve të PD-së për të treguar se duan të dalin me një kandidat të përbashkët në bashkinë e Lushnjës, për anëtarin e Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçin, fshihen hile, dhe bëhen vetëm për të legjitimuar Lulzim Bashën si kryetar.

Në një prononcim për emisionin Repolitix në Report Tv, deputeti Baçi tha se kushdo që dëshiron të kandidojë për kryetar duhet t’i nënshtrohet votës së anëtarësisë.

“Kjo është e gabuar dhe hileqare si iniciativë, pasi nëse do të bashkim të demokratëve i bashkon vetëm vota. Nëse do të regjistrohet duhet ta votojë anëtarësia. Pra mos dashja për tu futur në garë, shmangia nga gara, është një shmangia që duan t’i bëjnë vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit. Kuvendi i 11 dhjetorit ka vendosur që do të votohet në primare dhe do të vendoset ai kandidiat që zgjidhet nga anëtarësia”, tha Baçi.  

 

Të fundit