Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021? Përgjigjet Ervin Salianji

Kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021? Përgjigjet Ervin
Në foto: Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një intervistë për mediat ka treguar nëse do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e  2021.

Sipas Salianjit, përveçse një dëshirë individuale, kjo varet edhe nga vendi i bazës.

Megjithatë ish-deputeti siguroi se do të vijoi të jap kontributin për forcën e tij politike, duke grumbulluar votat e nevojshme për rotacionin politik, dhe se një pozicion konkret i tij do të përcaktohet nga strukturat e PD-së.

Roli juaj në këto zgjedhje?

Do të jap kontribut për PD-në. Do të jem duke mbledhur votat sikurse në çdo palë zgjedhje. Pozicioni konkret i imi do të përcaktohet nga strukturat e PD-së.

A do të jeni kandidat i PD-së për deputet në zgjedhjet e 2021?

"Nuk besoj që është vetëm një dëshirë individuale, por edhe një vendimmarrje e strukturave të PD-së. Kontributin tim politik e kam të matshëm dhe të dukshëm. Ana pozitive është se vlerësimi që kam marrë nga antarësia dhe votuesit është në nivelet më të larta.

Po ashtu, jam i privilegjuar që përfaqësoj PD-në dhe kam mundësinë t’i kthejë atë që kam marrë nga PD", tha Salianji në News 24.

I pyetur nëse PD do të jetë në koalicion me LSI me një apo dy lista, Salianji përgjigjet: "Jemi më shpejt se kurdoherë tjetër në koalicion. Partitë janë të gjitha kundër një sekti si Rilindja. Taktika elektorale thuhet në momentin e duhur për të maksimizuar votat."

Të fundit