Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidatë të përbashkët nga Primaret me vulën e PD, Noka: S’jemi kundër, por kemi 2 kushte

Kandidatë të përbashkët nga Primaret me vulën e PD,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka deklaron se regjistrimi në zgjedhje i siglës së PD me autorizimin e Lulzim Bashës, është tregues i qartë i mbajtjes peng të PD-së për llogari të Edi Ramës.

I ftuar në emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Noka thekson se është e paprecedentë, kur një kryetar partie jep dorëheqjen dhe autorizon partinë për t’u regjistruar në zgjedhje.

Megjithëse grupimet kanë dorëzuar sot 2 kërkesa të ndryshme për regjistrim, Flamur Noka, nuk e sheh të pamundur opsionin e përdorimit të vulës aktuale. Por që kjo të ndodhë, duhet që më parë të plotësohen 2 kushte, që lidhen me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

“Nuk ka refuzim për bashkëpunim me grupimin tjetër. Basha dhe Alibeaj i shërbejnë Edi Ramës dhe rrënimit të opozitës. Ata janë në shërbim të likuidimit të PD, nuk duhet të jenë pjesë e këtij procesi. Kushdo tjetër nga kolegët tanë deputetë është i mirëpritur.”- tha Noka, duke iu përgjigjur pyetjes se pse kanë refuzuar edhe këto ditë daljen me kandidatë te perbashkët dhe përdorimin e vulës së PD në zgjedhje.

Noka e pranoi që bisedimet nuk janë kryer me Bashën dhe Alibeajn. Ai ka një përgjigje se pse nuk gjendet gjuha e bashkëpunimit as me këta deputetë që kanë mendim ndryshe në PD për të përdorur vulën e PD në zgjedhje.

“Përsa kohë kolegët e tjerë rrinë nën çadrën e Bravës (Basha) dhe Alibashës (Alibeaj), e them me keqardhje, por ata vazhdojnë të jenë në shërbim të pengjeve. Kjo gjë duhet ndarë. Pastaj mendim ndryshe, mendim kundër, PD është e hapur.”- deklaroi ai.

Të fundit