Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidatët në balotazh, PD mban nesër primaret në 6 bashki

Kandidatët në balotazh, PD mban nesër primaret në 6 bashki

Partia Demokratike do të mbajë sërish primaret nesër për ato bashki ku kandidatët kaluan në balotazh.

Do të ketë një rivotim në bashkinë e Dibrës, Fierit, Mirditës, Librazhdit, Fushë-Arrëzit dhe Matit për të zgjedhur mes kandidatëve.

Në primaret e mbajtura më 4 dhjetor dolën në balotazh 8 bashki. Në Bashkinë e Tiranës, gara mes Ilir Alimehmetit dhe Belind Këlliçit, ishte e fortë ku të duan dolën në balotazh. Këlliçi kishte një shumicë vote më shumë, ndërsa Alimehmeti vendosi të tërhiqet dhe të zyrtarizohet Këlliçi për Tiranën.

Edhe në Bashkinë e Krujës dhe Sarandës një nga kandidatët u tërhoq duke i hapur rrugën e garës kandidatit tjetër.

Të fundit