Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidon për bashkinë e Durrësit, Cara: Prioritet, përfundimi i Rindërtimit përfundim brenda 2024-ës

Kandidon për bashkinë e Durrësit, Cara: Prioritet,

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara u prezantua sot në një ceremoni ku morën pjesë kryetari i PD, Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Përpara qytetarëve të Durrësit, Cara përmblodhi premtimet bazë të tij si kryebashkiak i ardhshëm i qytetit port, ku prioritet theksoi Rindërtimin.

“Ne së bashku do të bëjmë gjithçka për ta kthyer bashkinë në një institucion real të qytetit dhe të qytetarëve, përmes programeve afatshkurtra dhe afatmesme.  Prioritet i rëndësishëm do të jetë përfundimi i procesit të rindërtimit brenda vitit 2024. Ky është premtim!

Integrimi i zonave të reja urbane  dhe mbulimi me shërbim transporti publik, infrastrukturë.

Do të sigurojmë një menaxhim efiçent të buxhetit, thjeshtëzim të sistemit të taksave lokale, uljen, transparencën dhe efiçensën në mbledhjen e tyre.

Ne së bashku, duke qënë falënderues për bukurinë dhe pozicionin gjeografik të Durrësit, por dhe punën e kreativitetin e të gjithë të angazhuarëve në turizëm, do të bëjmë gjithçka për ta mbështetur atë, diversifikuar ofertën turistike, brenduar Durrësin dhe kthyer në polin më të rëndësishëm të turizmit në vend, se Durrësi jeni ju”, tha Cara ndër të tjera.

 

Të fundit