Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidon për Bashkinë e Shkodër, Bardh Spahia: Shkodranët të qartë kush është opozita e vërtetë

Kandidon për Bashkinë e Shkodër, Bardh Spahia: Shkodranët

Kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ Bardh Spahia pas votimit ka përcjellë një mesazh në një prononcim për mediat.

Sipas Bardhit, përballja në këto zgjedhje të pjesshme është me kundërshtarin historik, Edi Ramën dhe se shkodranët e kanë të qartë tashmë se kush është opozita e vërtetë.

“Ne përballjen e kemi me kundërshtarin tonë historik, Edi Ramën dhe përfaqësuesin e tyre këtu. Shkodranët janë më të qartë se kurrë se kush është opozita e vërtetë dhe alternativa më e mirë.

Me votën e tyre shkodranët do tregojnë shembullin për ndryshimin që do fillojë nga Shkodra dhe do vazhdojë në gjithë Shqipërinë.

Te Shkodra janë sytë e të gjithë demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë. Të kontribuojmë me votën tonë të lirë për këtë ndryshim,” tha Spahia.

 

Të fundit