Flash News

Ditari i Opozitës

Karta e konsumatorit, Teliti: Ja si do e rimbursojmë TVSH për ushqimet e shportës

Karta e konsumatorit, Teliti: Ja si do e rimbursojmë TVSH për ushqimet

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorian Teliti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka detajuar propozimin e PD-së për rimbursimin e TVSH-së për produktet e shportës bazë nëpërmjet “kartës së konsumatorit”.

Teliti shkruan se kriza ekonomike nuk zgjidhet dhe varfëria nuk luftohet me propagandë e bonuse elektorale, por me politika dhe masa konkrete mbështetëse periodike.

 “Karta e konsumatorit është një politikë direkte e rimbursimit të TVSH-së për mallrat bazë të shportës. Politikë e targetuar, do përfitojnë ata që kanë realisht nevojë.

Me kartën e konsumatorit përfitojnë pensionistët, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet që të ardhurat i kanë në nivelin e pagës minimale. Zvogëlohet hendeku i pabarazisë.

Rimbursimi i TVSH për produktet e shportës bazë do kryhen periodikisht cdo 6 muaj.

Vlera e rimbursimit 6 mujor me kartën e konsumatorit do jetë më e lartë sesa bonusi elektoral që Rama kujtohet tja japë pensionistëve një herë në 4 vjet, disa muaj para zgjedhjeve”, shkruan Teliti.

Sipas tij, vetëm 100 ditë i duhen Berishës Kryeministër për ta jetëzuar skemën e rimbursimit të TVSH-së për mallrat bazë të shportës nëpërmjet kartës së konsumatorit.

“Me Berishën Kryeministër dhe me PD në drejtim të punëve, vendin???????? e pret një kapitull i ri zhvillimi ekonomik dhe rritje reale të mirëqënies së tryezës familjare”, thekson Teliti.

 

 

Të fundit