Flash News

Ditari i Opozitës

KAS e refuzoi, PD iu kërkon institucioneve shtetërore informacione për “25 prillin”

KAS e refuzoi, PD iu kërkon institucioneve shtetërore informacione

Partia Demokratike iu ka kërkuar rreth 100 institucioneve shtetërore informacion se cilat kanë qenë aktivitetet e tyre në periudhën 4 mujorëshe para zgjedhjeve.

Ky hap i PD-së, vjen pasi Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve e refuzoi kërkesën e demokratëve për të siguruar informacione të tilla nga këto institucione.

Partia Demokratike prtetendon se me marrjen e këtij informacioni, do të vërtetohet me prova sesi janë përdorur institucionet shtetërore në favor të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ndër institucionet që PD u ka kërkuar informacione janë bashkitë, ministritë, institucionet e varura nga ministritë, Agjencitë Shtetërore, Posta Shqiptare, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetit, Prokuroriria, etj.

Të fundit