Flash News

Ditari i Opozitës

Kaso: Basha po bëhet qesharak, po kalon në limitet e groteskut

Kaso: Basha po bëhet qesharak, po kalon në limitet e groteskut

Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit në PD, Ivi Kaso deklaron se Lulzim Basha po bëhet qesharak me deklaratat e tij pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.

I ftuar në Syri tv, Kaso tha se Bashatashmë po drejton thjesht vulën e Partisë Demokratike

“Të dëgjosh Bashën që flet për kurth për datë zgjedhjesh, është hera e parë dhe shpresoj që të jetë edhe e fundit. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend të botës së civilizuar. Është i vetmi kryetar opozite që sheh zgjedhjet si rrugë të mbushur me petale.
Diskursi i Bashës është duke kaluar në limitet e groteskut. Basha po bëhet qesharak. Basha zotëron selinë e PD me marifete të ndryshme, edhe pse nuk e dëshiron aty ku ndodhet shumica e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Basha drejton PD-në e vulës. Por, njerëzit do të refuzojnë që të trajtohen sikur janë budallenj”, deklaroi Kaso.

 

Të fundit