Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: 100% e delegatëve duan shkarkimin e Bashës

Këlliçi: 100% e delegatëve duan shkarkimin e Bashës

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se 100% e delegatëve të Kuvendit të 11 dhjetorit duan shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

I ftuar në Syri tv, deputeti thotë se një nga pikat kryesore të Kuvendit të 11 dhjetorit është edhe shkarkimi i Bashës.

e ka quajtur Lulzim Bashën një ofertë të skaduar për PD, duke theksuar se 100% e delegatëve të Kuvendit të 11 dhjetorit duan shkarkimin e tij si kryetar.

Këlliçi: Kuvendi do të mblidhet dhe një nga pikat kryesore do të jetë shkarkimi i Bashës. 100% e delgatëve po vijnë vetëm për këtë arsye, është ofertë e skaduar për PD që nuk i thotë më asgjë PD. Kanë firmosur 5078 delegatë, por ka edhe delegatë që s’ kanë firmosur por kanë shprehur dëshirën për të ardhur.

Kuvendi do të bëhet në stadiumin Air Albania. Të gjithë delegatët kanë një bar code verifikimi, do të bëhet në mënyrë elektronike, gjithçka do të jetë transparente.

               

 

Të fundit