Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: 30 prilli tregoi përbërjen reale të PD; Marrëdhëniet me SHBA u lëkundën nga lobimi i Bashës

Këlliçi: 30 prilli tregoi përbërjen reale të PD;

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi e cilësoi Kuvendi i 30 Prillit si mundësia më e mirë për të treguar përbërjen reale të Partisë Demokratike, çka sipas tij u reflektua edhe në ulëset e sallës së Pallatit të Kongreseve.

I ftuar në Report tv, deputeti solli në vëmendje rezolutën e miratuar, ku kërkohet një vëmendje më e madhe për financimet përmes kanaleve Off-shore të PD-së. 

 “Për herë të parë në 30 Prill ka ndodhur që ishin 200-250 karrige bosh. Sepse aq ishin delegatët realë. Kjo shërben se më në fund po i japim fund hipokrizisë dhe po dalim ng ai rreth vicioz. Në atë sallë ditën e shtunë kanë qenë delegatë të PD-së dhe njerëz të ftuar nga bota e artit, kulturës etj”, tha ai.

Këlliçi tha se ishte pikërisht lobimi i Bashës në SHBA me ato që quhen ‘paratë ruse’ shënoi prishjen e marrëdhënieve me SHBA-të.

Ka një shqetësim sepse kemi pasur një precedim nëpërmjet kanaleve off-shore, siç është rasti ish-kryetarit të PD. Dhe pikërisht kjo nisi lëkundjen e marrëdhënieve me SHBA-të. Për këtë, Kuvendi i fundit miratoi një rezolutë ku dënon edhe djegien e mandateve. Deri në vitin 2025, I gjithë lidershipi i ri i PD-së duhet të përfshijë 40% gratë dhe 30% të rinj në të gjitha strukturat për të krijuar një sistem karriere. 

Më vjen keq ne vijojmë të diskutojmë për debatet e brendshme në Partinë Demokratike teksa Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale. Pushteti lokal është dera e parë ky troket çdo qytetar për çdo problem dhe ne duhet të jemi pranë tyre. Ky debat duhet të shterojë një orë e më parë sepse është ezauruar. E kuptoj që ka interes mediatik, por qytetarët na kanë votëbesuar për të bërë opozitë” – tha Këlliçi për emisionin ‘Kontrast’.

Të fundit