Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Basha është një rast studimor, PD është kthyer në burg

Këlliçi: Basha është një rast studimor, PD

Deputeti democrat Belind Këlliçi ka komentuar krizën në selinë blu dhe kërkesën unanime të deputetëve për dorëheqjen e Lulzim Bashës.

I ftuar në studion e Vizion Plus, Këlliçi u shpreh se të paktën 95% e deputetëve i kanë kërkuar kryedemokratit largimin nga posti i kryetarit, ndërsa Basha e refuzon.

“Janë vetëm tre ose katër persona që i kanë kërkuar një hap pas Bashës. 95% e grupit i kanë kërkuar të dorëhiqet. Unë nuk e di si dhe ku mund ta gjejë një politikan kurajon që të këtë këtë lloj refuzimi popullor qytetar, të mbështetsve të tij, tja kërkojnë dorëheqjen dhe të vazhdojë të qendrojë”, tha Këlliçi.

Këlliçi e cilësoi sjelljen e Bashës një rast studimor dhe theksoi se tani PD është kthyer në një burg, ku demokratët duhet me cdo kusht e çmim të largojnë Bashën nga karrigia.

“Do të jetë një rast studimor për vit me radhë sjellja e Bashës. Basha po bllokon cdo proces zgjedhor brenda PD. Edhe Basha është i ftuar në 30 prill të futet në garë. Futu në garë merr me shumë vota se Berisha dhe largohet vetë ai. PD është kthyer në burg, në bunker. Basha ka vendosur të mos dalë nga ajo seli, taksirat i demokratëve ta nxjerrin me çdo çmim e çdo kusht”, u shpreh Këlliçi.

Të fundit