Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Basha kërcënoi në mbledhjen e grupit, po bën terror psikologjik

Këlliçi: Basha kërcënoi në mbledhjen e grupit, po

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, tha se Lulzim Basha ka kërcënuar deputetët në mbledhjen e grupit parlamentar.

I ftuar në “A Show” në Syri Tv, Këlliçi shtoi se kryedemokrati është duke bërë terror psikologjik ndaj deputetëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Kërcënoi të hënën grupin parlamentar duke thënë 'ose iki unë ose vjen Sali Berisha'. Kush do shkonte në PD? Gogoli? Ai që për 13 vite mbajti PD-në në pushtet? Ky është terror psikologjik ndaj bashkëpunëtorëve të tij”, tha Këlliçi.

Këlliçi thotë se Basha po dëmton jo vetëm opozitën, por sa më shumë qëndron në krye të PD aq më shumë shkatërron veten dhe kthehet në ‘meme’.

“I kam dedikuar mbi një dekadë këtij individi. Ai është peng, prapë njeriu, qenia njerëzore e ruan dinjitetin. Kjo që ka ndodhur me atë individ nga ana psikologjike është e paimagjinueshme. Lëre mënjanë PD-në, por vetes tënde, ai është i ri, të kthehet në memen kryesore në rrjete sociale. Të mos kuptosh realitetin është shumë e rëndë”,tha Këlliçi.

Të fundit