Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi bën thirrje për protestë masive kundër Inceneratorit: Tirana vidhet me 80000 € në ditë

Këlliçi bën thirrje për protestë masive kundër

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka njoftuar organizimin e protestës së 30-të kundër Inceneratorit të Tiranës dhe selisë së "5D" këtë të premte, më 25 tetor, në orën 11:00.

Këlliçi e ka cilësuar këtë situatë si një “skene të madhe të krimit dhe korrupsionit” që po ndodh në Shqipëri.

Sipas tij, Tirana vidhet me 80,000 euro në ditë nga pronari faktik i inceneratorit, ndërkohë që SPAK nuk guxon të veprojë kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e akuzon për përfshirje në afera korruptive.

Këlliçi paralajmëroi se pas arrestimit të Ilir Metës, mund të ketë edhe arrestime të tjera nga opozita, përfshirë figura që kanë denoncuar korrupsionin e kryeministrit Edi Rama dhe Veliajt.

Të fundit