Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Fijet e grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t të çojnë te baxhanaku i Ramës

Këlliçi: Fijet e grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t

Deputeti demokrat Bleind Këlliçi ka reaguar pas hetimeve të SPAK dhe masave të sigurisë të lëshuara nga GJKKO tek institucioni i AKSHI-t’, në atë që PD e cilëson si ‘kopshtin privat’ të Edi Ramës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se ‘më mirë vonë se sa kurrë’, lidhur me hetimet për abuzimet me tenderat e AKSHI-t.

Sipas tij, drejtësia nuk mund të mjaftohet me kurbanë “teknikë”, porse duhet guxim për të ndalur një herë e mirë “gjeneratorin” e narkoshtetit shqiptar, Edi Ramën.

Statusi

Vonë, por më mirë se kurrë!

SPAK mbërriti edhe në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI me akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”.

E kemi denoncuar me emra, me skema, me fakte prej kohësh, madje e “pluguar” mirë qysh 10 muaj më parë nga gazetarë kurajozë. Fijet të çonin deri tek baxhanaku i kryeministrit. E patëm thënë se në këtë rast problemi nuk është thjesht korrupsioni i zakonshëm, por arkitektura e thellë e pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Por zemra e strukturës rreh ende e qetë, me gjithë zbarkimin e SPAK në trupin e kalbur të AKSHI-t. Fakti se drejtësia mbërriti tek lidhjet familjare të kokës së (anti)sistemit, e bën edhe më të rëndësishëm këtë hap. Jo si fund, por si fillim i domosdoshëm.

Drejtësia nuk mund të mjaftohet me kurbanë “teknikë”, se mbetemi ende tek administrimi i dëmit. Duhet guximi për të ndalur një herë e mirë “gjeneratorin” e narkoshtetit shqiptar.

Nëse ndalet tek zhurma e skajeve, ky “central” kriminal do të riciklojë krimin me emra të rinj.

Krimi dhe korrupsioni qeveritar sot ka vetëm një arkitekt: ai quhet Edi Rama!

 

Të fundit