Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi hedh idenë e triumviratit në PD: Mund të ketë 3 apo 5 drejtues

Këlliçi hedh idenë e triumviratit në PD: Mund të

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, ka hedhur idenë e një triumvirati në Partinë Demokratike.

Në një intervistë për A2 CNN, Këlliçi u shpreh se partia duhet të ketë një lidership të qartë, duke theksuar se ky mund të jetë një individ apo një grup individësh prej 3 apo 5 personash, që do të drejtojnë PD-në.

“Kryetari i ri duhet të zgjidhet para zgjedhjeve vendore. Duhet të kemi një lidership të qartë. Duhet të kem pikëpyetjen nëse duhet të jetë një triumvirat apo një individ. Mund të ketë një grup kolegjial, mund të ketë 3 drejtues, apo 5, sepse ne kemi funksionuar edhe me Komisionin e Rithemelimit. Megjithatë, këto janë çështje që i takojnë kuvendit të datës 30 të vendosë. Ne duhet të kemi një lidershipi të qartë të paktën deri më 30 qershor për të bërë të mundur që në shtator partia të jetë kompakte dhe ne të fillojmë fushatën për zgjedhjet vendore”, tha Këlliçi.

Të fundit