Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi i bindur: ‘Non grata’ e Berishës do të hiqet pa diskutim nga ShBA

Këlliçi i bindur: ‘Non grata’ e Berishës do të

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka folur për heqjen e non-gratës së kreut të PD Sali Berishës nga SHBA.

I ftuar në News 24, ai theksoi se Partia Demokratike  aktualisht po pret lajme shumë të mira nga Partia Republikane në SHBA, ndërsa theksoi se administrata e re do të heqë ‘non-gratën’ e kreut të PD “pa diskutim”.

“Ne aktualisht po presim shumë lajme të mira nga Partia Republikane në SHBA për heqjen e non-gratës së kreut të PD. Opozita do të jetë më e fortë, dhe së bashku me qytetarët do fitojmë bindshëm në zgjedhjet parlamentare në 11 maj”, tha ai.

Këlliçi shtoi se opozita do të jetë më e fortë, dhe së bashku me qytetarët do fitojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

 

Të fundit