Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Ja pse Rama po mbron Belinda Ballukun

Këlliçi: Ja pse Rama po mbron Belinda Ballukun

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka treguar arsyen se pse kryeministri Rama nuk ia dorëzon drejtësisë Belinda Ballukun.

Në një lidhje direkte për “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Këlliçi u shpreh se ka përgjime ku Balluku komunikon me një vartës të saj për porositë e Ramës.

Deputeti demokrat foli edhe për disa pamje të Ballukut me Ramën dhe një kompaninë fituese të një tenderi.

“Kryeministri ka mbrojtur politikisht zëvendësen e tij. Kemi dy afera, apo akuza, Tuneli i Llogarasë dhe lotet e Unazës, ku kryeministri është përfshirë drejtpërdrejt. Kemi edhe përgjime ky Balluku i thotë drejtorit në varësi që kjo është porosi e Ramës. I dimë pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të zv.kryeministres që shoqëronte kryeministrin në Turqi me kompaninë që ka fituar tendering”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit