Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Listën e PD për Këshillin Bashkiak e kryeson Ilir Alimehmeti

Këlliçi: Listën e PD për Këshillin Bashkiak e kryeson

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi deklaron se listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, do ta kryesojë Ilir Alimehmeti.

Duke folur në emisionin 'Publikisht' në TVSH, Këlliçi tha se pjesën më të madhe do ta ketë Partia Demokratike, por pjesë e saj do të jenë edhe përfaqësues nga Partia e Lirisë.

"Do të ulem këto ditë për të diskutuar, ka një udhëzim që do të ndërmerret. Partia e Lirisë e ka bërë listën, por për shkak të bashkëpunimit, kjo listë do të ribëhet. Pjesën më të madhe do ta ketë Partia Demokratike, sigurisht edhe Partia e Lirisë do të ketë përfaqësues të saj.

Të jeni të bindur që do të ketë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Nëse doni një lajm jua jap tani, Ilir Alimehmeti do të kryesojë listën. Është një vlerë e shtuar."- tha Këlliçi. 

Alimehmeti ishte rivali kryesor i Belindit në primaret që u zhvilluan në dhjetorin e vitit të shkuar, brenda PD.

 

 

Të fundit