Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi me banorët e Saukut, programi i tij me 5 pika mbështetet edhe nga socialistët

Këlliçi me banorët e Saukut, programi i tij me 5 pika

 

Kandidati i opozitës, Belind Këlliçi ka zhvilluar sot një takim me banorët e Saukut ku ka prezantuar programin e tij me 5 pika.

Gjatë takimit, Këlliçi tha se realiteti që Erion Veliaj paraqet në televizorë për një Tiranë me ujë të pijshëm 24 orë, është krejt e kundërt nga ajo që jetojmë qytetarët. Kandiati i opozitës u shpreh se sot vendi përballet me një sërë problematikash duke filluar nga mungesa e ujit deri te infrastruktura.

“Shihni shpeshherë që diellin ky e lind nga veriu, shihni kullën e sahatit, pa kulla që e mbysin, shihni projektet 3D të bukura, shihni shkolla që nuk ekzistojnë, shihni çerdhe kopshte që nuk janë pjesë këtu. Tallet me ju, u thotë që keni 24 orë ujë të pijshëm. Flitet për një Tiranë që nuk ekziston. Ndërkohë realiteti i Tiranës, vetëm këtu 1 km larg nga qendra, është i tmerrshëm. Një mungesë totale nga ana e qeverisë lokale, nga ana e bashkisë për qytetarin, me mungesë rrugësh, me mungesë infrastrukture, me mungesë ndriçimi, sinjalistike, me mungesë çerdhesh, kopshtesh, shkollash”, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi u shpreh se plani i tij për Tiranën po sulmohet dhe kritikohet, për shkak se të gjitha parashikimet, janë me kosto të ulët.

“Një javë debat me urbanistët me inxhinierët, me jepni koston e nënkalimit, 200 metra nënkalim, 170 metër rampë hyrëse dhe dalëse, sa kushton. Belind, do 4 milionë, por ja po të themi maksimumi për shkak të çmimit të hekurit, e betonit, e të gjitha, mund të shkojë 4.5. Ore e keni seriozisht u thoja? Se jemi mësuar me të tjera shifra! Po! Dola e dhashë premtimin, nuk më thuhet është i gabuar premtimi, është në rregull, por kushton shumë pak”, tha Këlliçi para banorëve.

Belind Këlliçi foli edhe në Sauk për transportin publik falas, duke theksuar se ai do të jetë një shërbim nga i cili do të përfitojnë çdo ditë 200 mijë qytetarë të Tiranës. 

“Kam dhënë një premtim për transportin publik falas. Fare e lehtë, fare e lehtë. 6.8% e buxhetit total të bashkisë, shkon për 200 mijë qytetarë në ditë. Dolën dhe thanë fillimisht, kjo është tallje. Në rregull! E provuan dy ditë, u ra kjo tezë. Dolën thanë nuk bëhet, nuk paska lekë. Po kur paska lekë për 430 milionë euro për incenerator fantazmë, nuk paska lekë për 200 mijë qytetarë të Tiranës. 16.5 milionë euro në vit, për t’i shërbyer qytetit? Problemi është se unë llogaritë i kam bërë fare thjeshtë: kam hyrë në këtë garë, dhe dua kur të dal nga jeta publike dhe politike, dua të dal me faqe të bardhë”, tha Këlliçi.

Programi me 5 pika i Këlliçit duket se është mirëpritur edhe nga socialistët. Një prej banorëve të Saukut, i cili u shpreh se prej 30 vitesh mbështet PS-në, tha se programi i paraqitur nga Belindi ëhstë model.

“Unë jam Besnik Uku. 30 vjet socialist. Kam ardhur këtu me ballin lartë, kur i thonë llafit, nuk kam ardhur këtu me pishman se po vij këtu. Sepse programi dhe modeli që keni paraqitur ju z.Këlliçi, na ka bind neve që ne të vijmë këtu te kjo forcë politike. Ti ke filluar te transporti, kryesorja, është shumë bindës, prandaj kam ardhur sot. është tepër bindës. Je i vetmi person, i vetmi politikan në këtë moshë, që nuk je përfolur për asnjë aferë korruptive. Për këtë arsye të gjithë ju të nderuar pjesëmarrës, duhet t’i vëmë gishtin kokës, të trokasim derë më derë, shtëpi më shtëpi, lagje më lagje, ku kemi shokë edhe miq, se në qoftë se fiton ai tjetri, kuptohet se çfarë na pret”, u shprehën disa qytetarë.

Të fundit