Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Në 18 dhjetor nuk do ketë Kuvend, blofi i radhës i Bashës

Këlliçi: Në 18 dhjetor nuk do ketë Kuvend, blofi i

Deputeti i PD, Belind Këlliçi shprehet i bindur se Kuvendi i 18 dhjetorit i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha nuk do të mbahet.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Këlliçi sqaron se kuvendi nuk mund të mbahet pasi sipas tij nuk do të bëhet kuorumi i nevojshëm për shkak të prezencës së madhe në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish lideri i PD, Sali Berisha.

“Nuk do ketë kuvend në 18. Është blofi i tij i radhës.

E njoh bazën e PD. Në ato 5 mijë firma të delegatëve, nuk bëhet kuorumi për palën tjetër. Nuk e mund dot. Shumica është në datë 11. Data 11 i jep përgjigje Kuvendit të datës 18 të thirrur nga Basha”, u shpreh deputeti demokrat.

 

Të fundit