Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Në Bashkinë e Tiranës po zhduken dokumente me përmbajtje të rëndësishme

Këlliçi: Në Bashkinë e Tiranës po zhduken dokumente

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, tha se kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është kreu i bandës ‘5D’ dhe për sa kohë ai vazhdon në detyrën e kryebashkiakut mund të zhduken dokumente me përmbajtje të rëndësishme.

Ndër të tjera Këllici u shpreh se SPAK duhet të reagoj menjëherë për rastin e inceneratorëve të cilët nuk ekzistojnë por për të cilët vazhdon të paguhet dhe gjithashtu duhet t’i tregojë shqiptarëve se ku kanë përfunduar paratë e tyre dhe duhet të ja

Në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Këlliçi u shpreh se kryetari i Bashkisë së Tiranës  Erion Veliaj i ka marrë në mbrojtje këta drejtorë që gjatë fushatës elektorale, madje më kanë paditur edhe mua në atë kohë.

 “Kemi 8 muaj që i bëjmë pyetjen SPAK për kontratën e inceneratorit dhe SPAK lejon pagesat, kur është e provuar që gjithçka bazohet në dokumente false”, tha Këlliçi.  Sipas tij, sot paguhen 80 mijë euro çdo ditë, incinerator nuk ka, SPAK e di, por nuk ndalon pagesat.

Të fundit