Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi nga protesta: Kërkojmë audit ndërkombëtar për buxhetin

Këlliçi nga protesta: Kërkojmë audit

Drejtuesi politik i PD, Belind Këlliçi teksa foli nga protesta tha se kërkojnë audit ndërkombëtar të paanshëm për buxhetin e bashkisë së Tiranës.

Këlliçi tha se ata që futin duart në xhepat e qytetarëve të Tiranës duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Nuk do të ndalemi në aksionin tonë. Kërkojmë audit ndërkombëtar të paanshëm që qytetarët të ketë të dhënat për buxhetin e bashkisë së Tiranës. 2-3 mld euro të menaxhuara nga Veliaj dhe qytetarët duhet të dinë se ku kanë shkuar taksat be tyre. Ata që fusin duart në xhepat e qytetarëve të Tiranës duhet të mbajnë përgjegjësi, pak rëndësi ka se kush janë ata”, ka deklaruar ai.

Të fundit