Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi për arrestimin e Metës: Është mesazh për mua, apo Gaz Bardhin që denoncojmë aferat e qeverisë

Këlliçi për arrestimin e Metës: Është mesazh

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi foli mbi arrestimet e fundit të figurave të rëndësishme të opozitës.

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se këto arrestime përbëjnë një mesazh të qartë për politikanët që guxojnë të denoncojnë aferat e qeverisë.

Këlliçi u shpreh se arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta është një sinjal për të gjithë opozitarët, përfshirë deputetët si Gazment Bardhi dhe të tjerë që kritikojnë sistemin.

“Ky show është një mesazh i qartë jo vetëm për Ilir Metën, por për këdo opozitar. Është një mesazh edhe për mua që denoncoj përditë aferat e Bashkisë Tiranë, është mesazh edhe për Gaz Bardhin, edhe për çdo  deputet të Partisë Demoklratike që godet mazhorancën. Është dhe për Metën, dhe për Berishën, dhe për aSalianjin që sot është në burg.

Tregon se godet këdo që denoncon. Thënë këtë nëse do kishim një arrestim normal të zotit Meta, do istye në turpin e tij që nëse këto reagime do ti kishte bërë pa arsye”, tha Këlliçi.

Të fundit