Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Policia bashkiake u vendos 1 mijë gjoba arbitrare në ditë qytetarëve të Tiranës

Këlliçi: Policia bashkiake u vendos 1 mijë gjoba arbitrare

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi akuzoi bashkinë e Tiranës për gjoba arbitrare ndaj qytetarëve, përmes policisë bashkiake. 

I ftuar në Çim Peka Live, Këlliçi tha se qytetarëve u vendosen 1 mijë gjoba në ditë, ndërsa në një vit ato arrijnë në 321 mijë masa administrative. 

"Gjobat e policisë bashkiake janë një nga problemet më madhore të qytetarëve. Sjellja abuzive e policisë bashkiake. Një rast që më ka ardhur pak minuta para se të vija, një qytetar është gjobitur në orën 19:40 për parkim, kur kishte nga ora 19:15 e deri në atë moment që lëvizte me makinë dhe kishte një gjobë te xhami që mbante orën 19:40.

Gjobiten qytetarët pa kriter, vetëm për të kapur targetin. 321 mijë gjoba në një vit, 1 mijë gjoba në ditë që u vendosen qytetarëve të Tiranës", tha Këlliçi. 

 

 

Të fundit