Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi premton ngritjen e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore: Do të mbrojë identitetin e Tiranës

Këlliçi premton ngritjen e Inspektoratit të

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, ka premtuar se do të angazhohet në ngritjen e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore.

Nga sheshi ku dikur ngrihej Teatri Kombëtar, Këlliçi gjatë takimit më Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, tha se inspektoriati do të synojë mbrojtjen e identitetit të Tiranës.

“Për të rikthyer normalitetin në Kryeqytet dhe për të ruajtur trashëgiminë tonë kulturore, sot në këtë shesh, unë dua të japë edhe një zotim të tretë timin, që pas 14 majit do të ngre Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore si një strukturë të posaçme dhe permanente të bashkisë Tiranë. Me kompetenca të qarta dhe të plota, përcaktuese për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe të identitetit të qytetit të Tiranës”, tha Këlliçi.

Këlliçi akuzoi Erion Veliajn se ka përgatitur planin edhe për shembjen e Teatrit të Kukullave. Kandidati i opozitës tha se ky plan do të rrëzohet më 14 maj dhe do të jenë qytetarët ata që do të vendosin për fatin e qytetit.

“Një qytet që sot rrezikon të shembë dhe të prishë edhe Teatrin e Kukullave, godinën e Parlamentit të parë shqiptar, i cili në projektet e bashkisë Tiranë planifikohet të ndërtohet me disa restorante në katet e para dhe me lokale. Unë do t’i propozoj pas 14 majit, përmes rikthimit të referendumeve, përmes dhënies së hapësirës të gjithë qytetarëve për të vendosur ata, pra mundësinë qytetit për të vendosur për Teatrin e Kukullave. A dëshirojnë qytetarët të jetë një muze etnografik, a dëshirojnë të jetë një muze i parlamentarizmit shqiptar, apo ta bëjmë një godinë funksionale, ta rijetëzojmë duke e kthyer në godinën e Këshillit Bashkiak të Tiranës”, u shpreh Këlliçi.

Të fundit