Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Protesta e 7 korrikut do të jetë paqësore, nuk bëhet për Sali Berishën

Këlliçi: Protesta e 7 korrikut do të jetë paqësore,

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shprehet i bindur se protesta e ditës së nesërme do të jetë paqësore.

I ftuar në studion e Radar Informativ në ABC, Këlliçi u është përgjigjur edhe zërave kritikë duke thënë se protesta nuk po bëhet për Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD e ka treguar peshën e tij dhe 7 korriku është një sfidë për të.

Do të jenë folësit që do të përfaqësojnë grupe të ndryshme të interesit. Do të fillojmë në 19:00. Është bërë thirrja që do të jetë protestë paqësore. Do të jenë të rinjtë që do të bëjnë rrethin e sigurisë. Është një protestë që bëhet për qytetarët. Nuk bëhet për Sali Berishën. Ai e tregoi peshën e tij qoftë me foltoren qoftë me 6 mars.

 Ai tani e ka sfidë që gjithë këtë besim që i është dhënë ta meritojë dhe ta përkthejë në rritje të opozitës. Kjo protestë bëhet për qytetarët dhe është një pikëtakimi me Shqipërinë.  Ne preferojmë që të përfaqësojë 100% qytetarët. Do të dominojnë simbolikat kombëtare”, tha ai.

 

Të fundit