Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi publikon pamjet: Punonjësit e bashkisë po shpërndajnë oriz e makarona për vota

Këlliçi publikon pamjet: Punonjësit e bashkisë po

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës Belind Këlliçi ka denoncuar një rast të blerjes së votave për zgjedhjet e 25 prillit nga ana e pushtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi denoncon se në rrugën "Minella Karajani" në Shkozë, 10 punonjës së Bashkisë së Tiranës po shpërndanin nga dy kuti ndihma për banorët e zonës në këmbim të votave. "Shpërndajnë oriz e makarona po rrugës së zonës nuk i hedhin një metër kub zhavorr." shkruan ndër të tjera kreu i FRPD-së.

Postimi i plotë:

"Varfërimi i qëllimtë është patericë pushteti për regjimet diktatoriale. "Hiqi bukën e shtoji drurin" ishte slogani i diktaturës që jetuan gjyshërit dhe prindërit tanë. Sot administrata e tejfryrë e Bashkisë Tiranë ka në përbërje një armatë parazitësh me rrogë, që punës s'i kanë thënë kurrë mirëmëngjes. Tani që kanë mbetur edhe 39 ditë nga rrotacioni, Veliaj i lëshon këta parazitë të justifikojnë kotheren e racionuar të pushtetit.
Në rr. "Minella Karajani" në Shkozë, 10 prej tyre po shpërndanin nga dy kuti ndihma për banorët e zonës. Duan të shtojnë votat në hambarin e pushtetit varfërues. Shpërndajnë oriz e makarona po rrugës së zonës nuk i hedhin një metër kub zhavorr. Këtij kleringu mall me votë i ka ardhur fundi. Ne do të luftojmë varfërinë dhe këdo që e mban në vatrat tona!" shkruan Këlliçi në rrjetet sociale. 

Të fundit