All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Këlliçi thirrje qytetarëve të Njësisë 9: Të gjithë në protestën kombëtare më 22 dhjetor

All - Paragraf - 1

Këlliçi thirrje qytetarëve të Njësisë 9: Të

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka takuar banorët e Njësisë nr. 9 në Tiranë dhe u ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të PD-së që do të zhvillohet të hënën, më 22 dhjetor, në orën 18:00.

All - Paragraf - 3

Këlliçi thekson se qytetarët ndjejnë peshën e keqqeverisjes në jetën e përditshme, por edhe shpresën se ndryshimi është i afërt.

"Në takimet me banorët e Njësisë nr. 9, bëmë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të Partisë Demokratike të ditës së hënë, datë 22, ora 18:00.
Qytetarët në rrugën Fortuzi, në rrugën Mine Peza, në zonën e ish Stacionit të Trenit, etj., sigurisht që e ndjejnë peshën e keq-qeverisjes së tejzgjatur, në ekonomitë e tyre familjare por ndjejnë edhe shpresën, se një regjim i tillë neodiktatorial po bie nën peshën e krimeve të veta.
Së bashku para kryeministrisë më 22 Dhjetor", shkruan Këlliçi.

 

 

 

 

Të fundit