Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi uron Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA: Garanci për pavarësinë e sistemit të drejtësisë

Këlliçi uron Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA:

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka përshëndetur emërimin e Prokurorin e ri të  Përgjithshëm të SHBA-së, Matt Gaetz.

Këlliçi shkruan se, emërimi i Gaetz është një siguri dhe garanci e plotë për pavarësinë e sistemit të drejtësisë së SHBA-së.

Mesazhi i Belind Këlliçit:

Emërimi i Matt Gaetz si Attorney General, jep garanci të plotë për suksesin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë në SHBA.

Presidenti Trump, mbrëmë emëroi Kongresmenin e Floridës Matt Gaetz si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA.

Presidenti u shpreh se: “Pak çështje në Amerikë janë më të rëndësishme se ndalimi i përdorimit të armëve politike në sistemin tonë të drejtësisë. Matt do ta ndalë qeverinë e përdorur si armë, do të mbrojë kufijtë tanë, do të shpërbëjë organizatat kriminale dhe do të rikthejë besimin e shkatërruar thellë të amerikanëve në Departamentin e Drejtësisë”.

 

Të fundit