Flash News

Ditari i Opozitës

Kërcënimet e Ramës ndaj opozitës, Vasili: Do të jetë tallavaja dhe vallja e fundit e hajdutëve

Kërcënimet e Ramës ndaj opozitës, Vasili: Do të

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili komentoi fushatën e Ramës me tinguj tallavaje dhe kërcënimet për të mos votuar opozitën.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Vasili u shpreh se kjo është daullja e hajdutëve që vjedhin dhe dëgjojnë tallava. Vasili e krahasoi me “Ali Babën dhe 40 hajdutët” kur tha se kryeministrit është kryehajduti.

Vasili shtoi se 14 majit do të jetë tallavaja e fundit për Edi Ramën.

“Me dy fjalë të vetme, kjo është daullja hajdutëve. Keni parasysh hajdutët që kanë vjedhur dhe vetëm tallava dëgjojnë. Kjo do jetë tallavaja e fundit e tyre sepse gjithçka që bëjnë Edi Rama dhe të tjerë. Ai ngaqë nuk ka më çfarë të thotë dhe bëjë, kërcen këtë që quhet dhe vallja e hajdutëve dhe normalisht ai e prin vallen se siç e kam quajtur unë atë, ai është Ali Baba, është ai kryehajduti. Ne sigurisht ate e kemi dëgjuar që edhe kërcënon që nuk do ju jap më lekë bashkive nëse fiton opozita. Tani të gjithë shqiptarët pyesin, çfarë do të thotë kjo?! Është shumë e qartë, Edi Rama e di që me 14 maj është dita e fundit që ai ju jep lekë bashkive, ai, vetë i quan gomerë ato”, deklaroi Vasili.

Të fundit