Flash News

Ditari i Opozitës

Kërcënimet e Veliajt, Këlliçi: Kërkon të intimidojë dëshmitarët, jo prokurorin

Kërcënimet e Veliajt, Këlliçi: Kërkon të

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, komentoi arrestimin e Veliajt duke thënë se qytetarët kanë fituar ndaj një të keqeje.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Këlliçi tha se kërcënimet e Veliajt kundrejt prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes, po bëhen që kryebashkiaku ta kthejë në një luftë politike.

Sipas Këlliçit, këto kërcënime i drejtohen në fakt dëshmitarëve.

“Modeli im për qytetarët ka qenë, transparencë deri në fund. Dhe çfarë kemi thënë, po faktohet. 100 përqind është e faktuar. Kështu që për mua ajo betejë është kapitull i mbyllur. Ajo betejë është e fituar në interes të qytetarëve. Kanë fituar qytetarët në fund të ditës. Është hequr një keqbërës. Një njeri që çdo ditë shkonte në zyrë për të vjedhur taksat e qytetarëve. Një njeri që me paratë që vidhte paguante çdo ditë media, analiste, gazetare, shantazhonte opozitën, fyen linçon opozitën. Edhe artistët që i dalin në krah, që janë të gjithë ata që kanë marrë projektet më të mëdha. Po me thoni mua një artist nga ata që kanë dalë publikisht që e kanë mbrojtur që nuk ka marrë një projekt në Bashkinë e Tiranës që nuk ka marrë para në Bashkinë e Tiranës. Një te vetëm. Me thoni që nuk është paguar nga Erion Veliaj.

Dhe që ta kuptojnë qytetarët. E gjitha kjo që po ndodh sot me kërcënimet që ai po bën drejtuar prokurorit Dado dhe gjyqtarit Bani. Ai do ta kthejë në një luftë politike. Nuk është aspak lufte politike. Mesazhi që ta kuptojnë fare mirë edhe qytetarët është për dëshmitarët. Sepse çfarë ka ndodhur. Një pjesë e mirë e dosjes është e kopsitur për shkak të dëshmive që kanë dhënë punonjësit e rrethit të ngushtë të Erion Veliajt. Nga ana tjetër po përgatiten shumë dëshmitarë të tjerë të flasin për inceneratorin në Tiranë. Po kërkojnë një pjesë e prestanomeve aty të japin dëshmi për të treguar të vërtetën. Sepse në fund të ditës nuk kanë pse e bëjnë burgun për Veliajn as për Edi Ramën dhe po përgatiten të flasin edhe dëshmitarë të tjerë që janë të gatshëm për 5D. Sepse nuk ka mbaruar 5 D. Thënë këtë, ai mesazh nuk është për prokurorin, nuk është për gjyqtarin. Se nuk ka çfarë u bën atyre. Problemi është se e ka për të intimiduar dëshmitarët”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit