Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkesa e Belerit, ja çfarë vendosi Gjykata e Posaçme

 Kërkesa e Belerit,  ja çfarë vendosi Gjykata e Posaçme

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Avokati i Belerit, Geni Gjyzari për ndryshim të masës së sigurisë i ka dërguar rekurs Gjykatës së Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së lartë.

Kujtojmë që Beleri u arrestua dy para zgjedhjeve të 14 majit për blerje të votave.

Bashkë me të është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi, të çilit iu zëvendësua masa e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Të fundit