Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Tabaku: Qeveria veproi si grup i strukturuar kriminal

Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Tabaku: Qeveria veproi si grup i

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku komentoi sot zhvillimet nga SPAK pas kërkesës për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Tabaku u shpreh në një intervistë në Panorama TV se ata që e kanë mbrojtur këtë aferë korruptive sot duhet ta mbajnë gojën të mbyllur.

Më tej ajo theksoi se ato që SPAK po bën publike sot, ajo dhe kolegë të tjerë brenda opozitës kanë 6 vite që i thonë.

“Kushdo që e ka mbrotjtur këtë aferë, ka sulmuar mua së pari që drejtova Komision Hetimor dhe të tjerët, sot duhet ta ketë gojën e mbyllur sepse i kanë dalë për zot një afere korruptive. Unë kam bërë një transparencë për këtë çështje për 6 vite me radhë dhe sot duhet të flasë për drejtësia,

Të gjitha ato që thotë SPAK unë kam 6 vite që i them. Unë besoj se na japin ne të drejtë që PD në këtë çështje ishte parimore dhe bëri një të mirë publike duke bërë transparencë për të gjithë aferën e inceneraatorëve. Ahmetaj nuk ka vepruar vetëm.

Ka qenë një grup i strukturuar t’i japë një projekt nga asgjëja me vlerë 430 mln euro dhe ky projekt të vazhdojë sot të paguhet. Kemi tre persona para drejtësisë. Kështu që megjithëse ndodhem në një situatë të vështirë të në opozitë, sot kemi pasur një fitore jo vetëm morale”, tha Tabaku.

Tabaku u shpreh se Ahmetaj nuk ka vepruar i vetëm pasi askush nuk mund të ndryshojë tre herë ligjet në parlament pa dijeninë e kryeministrit.

“Nuk mundet të ndryshojë tre herë ligjet në parlament padijeninë dhe mbështetjen e kryeministrit. Unë e kam shprehur qartë në vite dhe në dosjen që kam çuar në Komisionin Hetimor implikimin që ka nga kryeministri te këshilli i ministrave. Janë 55 persona që ne kemi përfshirë në grupin e personave që kemi dorëzuar në kallëzimet tona në SPAK.

Unë besoj që ata kanë arritur të mbledhin dhe informacione të tjera që i janë shtuar dosjes hetimore. Unë kam pasur sulme pa fund nga qeveria, nga kushdo në qeveri. Kam pasur debate të drejtpërdrejte. Ka pasur një avokati mediatike të jashtëzakonshme. Unë kam pasur sulme dhe nga opozita. Më vjen mirë që është tërhequr nga gjithë akuzat që i ka bërë Komisionit Hetimor”, tha Tabaku.

Të fundit