Flash News

Ditari i Opozitës

"Kërkohet largimi i Ramës nga PSE. Të hetohet për tradhti të interesave kombëtare”

"Kërkohet largimi i Ramës nga PSE. Të hetohet për

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur se drejtësia në Shqipëri duhet të fillojë hetimin urgjent të kryeministrit  Edi Ramës për tradhti të interesave kombëtare

Vasili më anë rë një postimi në Facebook, shkruan se  veprimi antishtet i Ramës për të kthyer Shqipërinë në një kamp gjigant emigrantësh të paligjshëm është i papranueshëm në çdo pikëpamje.

Partia Demokratike Italiane (PDI) do t'ë kërkojë largimin e Partisë së Edi Ramës nga Partia Socialiste Europiane (PSE) për shkak të marrëveshjes së paligjshme me Melonin për emigrantët.

Kjo bëhet e ditur nga mediat në Itali ku drejtuesit kryesorë të PDI bëjnë të qartë se do të kërkojnë përjashtimin e Ramës ashtu siç u veprua me kryeministrin e Sllovakisë Fico për qëndrimet proruse të tij.

Eshtë e qartë se veprimi antishtet dhe banditesk i Edi Ramës për të kthyer Shqipërinë në një kamp gjigant emigrantësh të paligjshëm është i papranueshëm në çdo pikpamje.

Dhënia e territorit në mënyrë skandaloze dhe nxjerrja e Shqipërisë në ankand për interesa të vendeve të tjera dhe në shkelje të dhunshme të Kushtetutës është një veprim shumë i rëndë dhe i dënueshëm penalisht i Edi Ramës.

Drejtësia në Shqipëri duhet të fillojë hetimin urgjent të Edi Ramës për tradheti të interesave kombëtare.”

Të fundit