Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkohet shkrirja e Bordit që përcakton çmimet e ushqimeve/ ‘Kushtetuesja’ pranoi padinë, por deputeti ka një shqetësim

Kërkohet shkrirja e Bordit që përcakton çmimet e

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka një shqetësim ndaj Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit pranoi padinë e PD-së, e cila kërkon shkrirjen e Bordit që përcakton çmimet e ushqimeve bazë.

Shqetësimi i tij është se ndoshta gjykata të mos jetë ndikuar nga “influenca e errët nga ata që njihen si oligarkët e ‘arit të zi’”. Ky shqetësim vjen sepse sikurse për ushqimet është kërkuar të shkrihet edhe Bordi që përcakton çmimet e karburanteve, por për këtë padi gjykata nuk ka reaguar.

“Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim dhe do vendos nëse do vijoj apo jo punën Bordi i Çmimeve të ushqimeve. Ndërkohë për bordin e çmimit të naftes që u godit më herët nuk ka asnjë shenjë reagimi. Uroj që pas kesaj të mos qëndrojë ndonjë influencë e errët nga ata që njihen si oligarkët e ‘arit të zi’”, shkruan deputeti në rrjetet sociale.

Ai apelon që ‘Kushtetuesja’ të qëndrojë në lartësinë e duhur dhe të mbrojë interesin e qytetarëve. Kujtojmë se më 31 janar, Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse do shkrihet ose jo, Bordi që përcakton çmimet e ushqimeve.

Të fundit