Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi i kthehet Spiropalit: Sekserja e Bajrave flet për Kushtetutë

Vokshi i kthehet Spiropalit: Sekserja e Bajrave flet për Kushtetutë

Pasi opozita bëri rezistencë duke mos lejuar që mazhoranca të vijojë mbledhjet e komisioneve, Elisa Spiropali u ka bërë thirrje të rikthehen në Kuvend, pasi i quajti "shkelës" të Kushtetutës, kur në fakt ishte PS që shpalli "gjendjen e jashtëzakonshme" pas pasur një të tillë.

Deputetja Albana Vokshi i është përgjigjur Spiropalit me një postim në Facebook, ku shkruan se “sekserja e bajrave” po flet tani për demokrati e Kushtetutë.

Ajo shton se kur opozitës nuk i njihen të drejtat kushtetuese, nuk as mirëqenie për njerëzit.

Reagimi:

Sekserja e Bajrave, një prej bandave me të rrezikshme, flet per institucione, kushtetutë dhe demokraci!

Historia na ka mësuar se në një vend ku nuk ka liri dhe ku opozitës nuk i njihen të drejtat kushtetuese, nuk mund të ketë as mirëqenie për njerezit!

Elisa Spiropali me shefin e vet le të vazhdojnë me Bajrat dhe Pëllumb Gjokën!

Ne do të vazhdojmë betejën tonë, si garancia e vetme se në Shqipëri ka shpresë!

Të fundit