Flash News

Ditari i Opozitës

"Kërkojmë largimin e dyshes Rama-Balluku", Berisha: Platforma e opozitës do të vendoset para kryeministrisë

"Kërkojmë largimin e dyshes Rama-Balluku", Berisha:

Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi për ngritjen e një ‘platforme proteste’ përpara Kryeministrisë, me kërkesën për largimin e Edi Ramës dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar edhe një protestë kombëtare në vijim

Pyetje: Përsa i takon protestës keni vendosur një datë? Do të jeni të enjten në platformën tuaj para kryeministrisë?
Sali Berisha: Platforma para kryeministrisë ka dy qëllime.
Së pari kërkesën ultimative për largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Ka njerëz që mendojnë se duhet bërë tek Ministria e Energjitikës. Është ajo ndërtesë që ka dhe kryeministrin dhe zv/kryeministrin. Në ndërtesën e kryeministrisë ka një sektor, një zyrë, por jo vetëm zyrë se ajo ka dhe staf aty që është e instaluar.
Pra ne vendosim aty platformën për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, dyshes më famëzezë në korrupsion në historinë e Shqipërisë.

Pyetje: Platforma do të vendoset dhe nuk do të hiqet, apo do të jetë në ditë të caktuara?
Sali Berisha: Platforma do të jetë ditë të caktuara, më së shumti ditë të e enjtja, por pas mbledhjes u la që ta përcaktojë një grup i caktuar.

Pyetje: Një datë për protestën?
Sali Berisha: Absolutisht do të shkohet drejt protestës kombëtare, por para së gjithash do të vendosen këto masa dhe pastaj do të kalohen drejt protestës kombëtare.

Të fundit